RMV: Pas 6 muajsh në shtëpi, të sëmurët kronik dhe nënat sot rikthehen në punë

Vendimi për kthim në punë të prindërve me fëmijë deri në 6 vjet pati reagime të shumta, gjë që çoi deri në atë pikë ku prindërit protestuan para qeverisë së RMV-së, të njëjtat kërkonin që vendimi që të jenë të lire nga puna të vleje deri në fund të vitit, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të Qeverisë, nga sot do të kthehen në punë prindërit të fëmijëve deri në gjashtë vjet, personat të cilët shfrytëzuan pushimin e lindjes të stërzgjatur si dhe një pjesë e të sëmurëve kronik.

Vendimi, i cili u ndërmor dy javë më herët, arsyetohet me hapjen e çerdheve dhe qendrave ditore për mbajtjen e fëmijëve si dhe protokollet për funksionim në të gjitha sferat, si pjesë e normalizimit të jetës me pandeminë kovid-19.

Vendimi për kthim të prindërve në punë pati reagime të shumta nga personat e prekur nga kjo, për këtë shkak edhe u organizuar protesta. Qëndrimi i tyre është se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët, për shkak se një pjesë e tyre nuk janë regjistruar në çerdhe sepse nuk ka vende të lira si dhe nuk kanë mjaftueshëm mjete financiare për të paguajtur person që do kujdeset për fëmijët, kërkojnë të qëndrojnë në shtëpi deri në fund të vitit.

Nga Qeveria, megjithatë, thonë se është siguruar kujdes për fëmijët në çerdhe dhe është edhe prindërit të mos shkojnë në punë.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe disa here ka theksuar se janë përmbushur të gjitha kushtet për kthim të këtyre prindërve në punë pasi kanë qëndruar në shtëpi për gjashtë muaj.

Ai shtoi se nuk mund përgjithmonë të vazhdoje kjo situatë, për shkak se me pandeminë duhet të jetohet edhe shumë gjatë, por me respektimin e të gjitha masave.

Për personat e sëmurë kronik, Filipçe potencoi se nuk do të kthehen të gjithë në punë, vetëm ata për të cilët mjeku specialist do të vlerësoje se mundën, respektivisht se a e ka gjendjen e rrënuar dhe a kërkon sëmundja e tij kronike që ai të qëndroje i mbyllur edhe për gjashtë muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button