Kosova ka bërë progres për siguri kibernetike

Gjithë këta janë student, ndërsa po i nënshtrohen një provimi të rëndësishëm.

Këta student të fakultetit teknik, po testohen për njohuritë e tyre për sigurinë kibernetike.

E siguria kibernetike u soll edhe një herë në vëmendje, pas thyerjes që ju bë llogarisë së facebook, të zv ministrit të Punëve të Brendshme, Zafir Beriash, transmeton Gazeta Express.

Pikërisht Berisha një ditë më parë u emërua si koordinator kombëtarë për siguri kibernetike.

Por, pavarësisht kësaj situate  Kosova po konsiderohet vend goxha i sigurt në këtë aspekt.

Kështu thotë profesori universitar Blerim Rexha.

Ai shton  se qytetarët e Kosovës janë më të sigurt se qytetarët e vendeve të rajonit.

Rexha thotë se sipas raporteve të Bankës Botërore Kosova ka bërë progres në fushën e sigurisë  kibernetike.

Megjithatë në Kosovë nuk dihet  saktë sa  janë të rrezikuara institucionet  e  vendit nga këto sulme.

Mentor Hoxhaj ekspert kibernetik,  thotë se ky vlerësim duhej të bëhej në baza vjetore,  gjë që sipas tij  Kosova nuk e bënë.

Hoxhaj shton se nuk  ka as statistika të sakta sa i përket këtyre sulmeve , pasi që Kosova nuk zbaton standardet   e sigurisë kibernetike

Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka draftuar një projektligj, për sigurinë kibernetike i cili ende nuk ka marr formë përfundimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button