fbpx

RMV, Qeveria: 169 shkolla i plotësojnë kushtet për mësim me prani fizike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e pestë vendosi të pranon kërkesën e 169 shkollave, që përmes themeluesve të tyre kanë kërkuar zhvillimin e procesit arsimor me prani fizike, transmeton Portalb.mk.

Kërkesat ishin parashtruar nga 2 shtatori deri më 14 shtator.

“Komisioni propozoi pëlqimin për mësimdhënie me prani fizike në 169 shkolla, nga të cilat: 6 shkolla shtetërore për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, 1 shkollë e mesme private me aprovim për mësimdhënie eksperimentale në arsimin fillor, 15 shkolla fillore komunale qendrore, 147 shkolla fillore rajonale, 32 shkolla fillore komunale qendrore, 11 shkolla fillore rajonale dhe 2 shkolla private nuk i plotësojnë kërkesat”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria raportoi se Komisioni propozoi miratim për zhvillimin e mësimit me prani fizike të marrin 4 shkolla, prej të cilave 2 shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta, 1 shkollë të mesme private, 1 shkollë të mesme komunale.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close