RMV, 884 studentëve dhe 347 nxënësve do t’u paguhet strehimi ose transporti

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën qeveritare vendosi që të mbulon shpenzimet për strehim ose transport për 884 studentë dhe 347 nxënës, transmeton Portalb.mk.

“884 studentëve dhe 347 nxënësve do t’u paguhet pagë mujore për mbulimin e shpenzimeve për strehim privat ose për shpenzimet e transportit, pasi për shkak protokolleve nuk do të munden të shfrytëzojnë strehimin në shtëpitë e studentëve dhe nxënësve”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se është pranuar rekomandimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse për hapjen e shtëpive të studentëve dhe nxënësve, por duke respektuar Protokollet. Sipas Protokollit, në dhomën për dy persona mund të qëndrojë vetëm një person, ndërsa dy persona mund të qëndrojnë vetëm në dhomat më të mëdha.

Studentët dhe nxënësit do të paraqiten në platformën www.digitalizirajse.mon.gov.mk, për t’i shfrytëzuar mjetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button