Ministria e Jashtme greke: Do të fillojmë bisedimet me Turqinë

Ministria e  Jashtme greke ka njoftuar se do të fillojë bisedimet me Turqinë, gjatë komunikimit zyrtar ditën e sotme, transmeton TCH.

“Greqia dhe Turqia ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”, thuhet ne deklaratë.

Bëhet fjalë për bisedime që zhvillojnë dy vendet në lidhje me mosmarrëveshjet që kanë ku secila palë deklaron pozicionimet e saj dhe kërkon të mësojë synimet e palës tjetër.

Kujtojmë se marrëdhënia mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar shumë kohët e fundit, ku Turqia këmbëngul se ka pretendime të ligjshme në zonën e diskutueshme të Mesdheut Lindor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button