Humb jetën në ruletën ruse

Kureshtja për të provuar fatin në ruletën ruse i mori jetën një 41-vjeçari, babai i tre fëmijëve në Britaninë e Madhe. 

41-vjeçari i quajtur Alan McWilliams me banim në Glasgou të Skocisë, në përpjekje për të bërë më interesante dhe për të rritur adrenalinën në një takim me miqtë e tij, nxerr pistoletën, heq të gjithë fishekët prej saj përvec njërit, dhe ia drejton atë vetes. 

Për fatin e keq të tij, kur këmbëza shkeli, gjuhëza ishte e vendosur pikërisht në folenë me fishek të armës dhe plumbi përshkoi kokën e tij. Plaga nuk i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme. Ai u shoqërua me shpejtësi drejt spitalit të qytetit, por me të mbërritur atje ndërroi jetë.

Ngjarja në fjalë ka tronditur fqinjët e familjes skoceze që vazhdojnë të flasin për fatin tragjik të 41-vjeçarit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button