RMV, Policia në Prokurori dorëzoi rastin e tifozëve në Gjorçe, për nesër paralajmëroi rastin në qendër të Shkupit

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se sot në Prokurorinë Themelore të Shkupit është dorëzuar njoftimi për rastin e tifozëve në Gjorçe, ndërsa për nesër planifikojnë për rastin e ngjashëm të tifozëve në qendrën e qytetit të Shkupit, transmeton Portlab.mk.

“Sektori për punë të brendshme – Shkup në ditët e fundit intensivisht ka punuar në zbardhjen e dy ngjarjeve në të cilat ishin të përfshirë grupe të tifozëve dhe qytetarë tjerë në Shkup, në kuadër të Njësisë Qendër dhe Gjorçe Petrov, më 13 dhe 19 shtator dhe sot deri te prokuroria publike përgjegjëse ka dorëzuar njoftimin”, raportojnë nga MPB-ja.

LEXO: Gjuha e urrejtjes fenomen shqetësuese, MPB premton zbardhje të incidentit “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”

MPB-ja, sqaroi se përmes masave dhe aktiviteteve të ndryshme, si bisedat, videot e regjistruara e mënyra të tjera është punuar në zbardhjen e rastit, duke sqaruar se në polici janë thirrur edhe 16 persona.

“Për gjithë masat dhe aktivitetet e ndërmarra në përputhje me Ligjin për procedurë penale në Prokurorinë themelore publike në Shkup është dorëzuar Njoftim për ngjarjen e 19 .09.2020, ndërsa  për ngjarjen e 13.09.2020 njoftimi do të dorëzohet nesër”, paralajmërojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button