Filloi shpërndarja falas e 17 mijë teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se në bashkëpunim të ngushtë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Diasporës, po shpërndahen falas tekstet mësimore në gjuhën shqipe, për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë, transmeton OraNews.

Në rrjetin social Facebook, Cakaj shkruan se janë duke u shpërndarë 17 mijë tekste.

Postimi i Cakajt

Mbi një punë fort të mirë.

Për vitin e dytë radhazi, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Diasporës, janë duke u shpërndarë falas tekstet mësimore në gjuhën shqipe, për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë.

Ambasadat e Republikës së Shqipërisë janë duke e kryer punën e vyer me rreth 17.000 tekste shkollore, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë. Ky patjetër, është një kontribut domethënës në ruajtjen e kulturës dhe forcimin e identitetit kombëtar.

Merita kryesore megjithatë, iu takon mësuesve e nxënësve të vyer, që përkundër largësisë, vazhdojnë ta ruajnë shqipen e ta lartësojnë trashëgiminë kombëtare gjithandej në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button