Dimitrov paralajmëroi 120 milion euro ndihmë nga BE për Maqedoninë e Veriut

Nikolla Dimitrov, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane, pas takimit me eurokomisionarin për zgjerim, Oliver Varhejl, paralajmëroi se në ditët në vijim duhet të arrijnë 120 milion euro ndihmë e BE-së për Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Bazuar në marrëveshjen financiare të nënshkruar në fund të javës së kaluar, do të arrijë një shumë prej 40 milion euro mbështetje e drejtpërdrejtë e buxhetit, ndërsa këto ditë edhe transhe e paketës makro-financiare në shumën prej 80 milion euro,” deklaroi Dimitrov.

Zëvendëskryeministri u “informua në detaje” nga Komisioni Evropian (KE) për Planin e paralajmëruar ekonomik dhe të investimeve që duhet të publikohet në fillim të muajit tjetër.

“Ne do të duhet të jemi të durueshëm sepse procesi i konsultimit është ende në vazhdim, ai do të shpallet diku në fillim të tetorit, por padyshim që ne kemi një shans të madh për lidhje infrastrukture, për agjendë të gjelbër, për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe rajonit”, tha zëvendëskryeministri.

Ndryshe, Dimitrov ka realizuar sot një takim në Bruksel me Varhejn, me të cilin kanë diskutuar për pritjet që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet para përfundimit të vitit.

“Ne do të bëjmë gjithçka sa i përket pjesës tonë për të kapur këtë mundësi historike, për të përdorur negociatat qasëse si vegël për të sjellë në vend standardet evropiane dhe për ta bërë prioritet absolut implementimin e planit vijues”, ka shkruar Dimitrov në profilin e tij në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button