RMV, Nesër në Presidencë do të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Kabineti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar për nesër mbledhje të Këshillit të Sigurisë në Presidencën për të diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe politike, transmeton Portalb.mk.

“Nesër, 23 shtator të vitit 2020, duke filluar prej ora 12:00 në Kabinetin e Presidentit “Villa Vodno”, do të mbahen seanca e Këshillit të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, raportojnë nga Presidenca.

Në takim është ftuar edhe Erolld Musliu, drejtori i i Agjencisë për zbulim, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Zoran Angelovski, drejtori i Agjencisë operative-teknike dhe Vasko Gjurçinovski, komandanti i Shtabit të përgjithshëm të Armatës së RMV-së.

“Në seancën e tetë të Këshillit për siguri do të diskutohet për gjendjen politike e sigurisë në vend pas anëtarësimit në NATO”, njoftojnë nga Presidenca, duke paralajmëruar edhe konferencë për media nga Presidenti Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button