fbpx

Prindër, vëmendje! Mësoni çfarë u ndodh fëmijëve që ju ndihmojnë në punët e shtëpisë

Kur bëhet fjalë për fëmijët, prindërit bëhen më të ndjeshëm dhe gjithmonë përpiqen t’u ofrojnë një jetë komode fëmijëve të tyre. Por edhe fëmijët, nga ana tjetër, duhet të kontribuojnë që e gjithë familja të ketë një jetë të qetë, shkruan Class.

Pse të mos përgatitin për ju një një gatim, në vend që të shohin TikTok për orë të tëra?

Në mënyrë që të shmangni lotët e fëmijëve dhe të bëni çdo punë shtëpie vet, duhet ta bëni zemrën gur, pasi sipas disa studimeve të fundit, rezulton se fëmijët që bëjnë punë shtëpie bëhen më të suksesshëm. Duke i bërë ata të punojnë, të hedhin mbeturinat apo të lajnë rrobat e tyre, ju i bëni të kuptojnë se duhet të bëjnë punë në jetë që të bëhen pjesë e saj”,- thotë Lythcott Haims, psikologe dhe ish-dekane në Universitetin e Stanfordit, në Angli.

Gjithashtu, ajo beson se fëmijët që rriten duke bërë punë shtëpie do të jenë në të ardhmen punonjës më të mirë dhe do të kenë aftësi bashkëpunimi me kolegët e tyre. Me këtë rast, edhe ju do të lehtësoheni nga disa punë shtëpie duke ua besuar atyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close