Edhe të vetëm në rrugë do të duhet të mbani maska, kufizime të reja lokaleve për shkak se situata po përkeqësohet

Kufizimi i numrit të personave që do lejohen në një tavolinë në objekte hotelierike si dhe grupimet në hapësira të hapura, reduktimi i numrit të udhëtarëve në transport publik dhe mbajtja e maskës edhe në hapësira të hapura, edhe kur personi është vet, janë disa nga masat të cilat Qeveria planifikon të i vendose në qoftë se vlerësohet se gjendja epidemiologjike është e pakontrollueshme, lajmëroi sot në një konferencë për shtyp ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Sipas ministrit “festat familjare, grupimet familjare të cilat janë të ndaluara si dhe pushimet verore janë fajtorët kryesorë për përkeqësimin e situatës me epideminë kovid 19 dhe rritjen e numrit të të infektuarve si dhe të atyre që humbin jetën”.

“Do të përforcojmë masat dhe kontrollet si dhe apeloj që të merret seriozisht kur them se situata është shumë serioze. Sinqerisht shpresoj që të mos ketë karantinim, un dua as të mos arrijmë në masat e reja restriktive. Por, analizat tregojnë se masat nuk respektohen” tha ministri.

Filipçe tha se po hulumtohet se pse është duke u rritur numri i të vdekurve të rinj, ai shtoi se qëndron sugjerimi që nxënësit prej klasën e parë deri të tretën të fillojnë me mbajtjen e mësimit në shkolla nga 1 tetori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button