Filipçe: Pritet valë e re e virusit korona, mendojmë për masa restriktive

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se këtë vjeshtë mund të pritet valë e re e virusit korona, pas së cilës paralajmëroi se është e mundshme që sërish të vendosen masa restriktive, njofton Portalb.mk.

“Virusi është i pranishëm mes popullatës së aftë për punë dhe njerëzve të cilët kanë jetë sociale aktive. Nga analizat e të infektuarve të rinj mund të vihet në përfundim se arsyeja kryesore është për shkak të mosrespektimit të masave, mbledhjeve, grupimeve, dasmave dhe relaksimit të qytetarëve. Rrezikun që e bartë vjeshta është alarm, për respektim serioz të masave dhe protokolleve. Apeloj që gjendja të merret shumë seriozisht”, theksoi Filipçe.

Ai theksoi se po analizohet për vendosjen eventuale të masave të reja.

“Qëllimi është që të mënjanohet lëvizja restriktive, e cila do ta frenonte ekonomikë, por nëse jemi të detyruar edhe atë do ta bëjmë. Mendojmë për bartje të detyrueshme të maskës mbrojtëse edhe në të hapur, gjoba të fuqishme për festat familjare, kufizim të numrit të mysafirëve në objektet hotelierike…”, tha Filipçe.

Ai shtoi se një prej rreziqeve më të mëdha është trysnia ndaj sistemit shëndetësor.

“Gjendja me virusin korona te ne, ashtu sikur edhe në Evropë dhe në shumë vende të botës po përkeqësohet pas mbarimit të verës. Britania e Madhe, Franca, Spanja, Çekia, Holanda, janë në mesin e vendeve të cilat po përgatiten për të zbatojnë pako të re të masave restriktive në përpjekje për të parandaluar virusin korona në këto vende”, tha Filipçe.

Siç shtoi ai, Skocia ka dërguar paralajmërim te qytetarët për restrikcione të rënda, por edhe të domosdoshme.

“Në Izrael ajo tanimë është në fuqi, janë mbyllur shkollat, çerdhet dhe qendrat tregtare, Franca gjithashtu i ka ashpërsuar masat. Mes tjerash do të ndalohen edhe shoqërimet dhe vizitat mes amvisërive. Kjo është diçka që e paralajmërojmë disa herë dhe kemi theksuar se muaji shtator mund të jetë fillim i një vale të re”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button