Seanca e radhës për lëndën “Target – Fortesa” mbahet javën e ardhshme

Seanca e radhës për lëndën “Target – Fortesa”, në Gjykatën Penale në Shkup do të mbahet më 30 shtator.

20 gazetarë, redaktorë, funksionarë të LSDM-së dhe MPB-së që me vite janë përgjuar në mënyrë të paligjshme nga ana e DSK-së, sot do të dëshmojnë në lëndën

Gazetari Goran Mihajlovski, i cili atëherë ka qenë redaktor në gazetën “Vest”, ndërsa tani është themelues dhe kryeredaktor i redaksisë digjitale “Sakam da kazam”, ka qenë i përgjuar në mënyrë të paligjshme prej 1 shkurtit 2013 deri më 10 mars 2015, gazetarja Meri Jordanovska nga data 15 shkurt 2014 deri më 10 mars 2015, Borjan Jovanovski nga data 3 dhjetor 2010 deri më 10 janar 2013 etj, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Telefoni i ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ka qenë i përgjuar më shumë se 700 ditë. Tre telefonat e ish ministrit të Transportit, Mile Janakievski mbi 800 ditë, telefoni i Ali Ahmetit më shumë se 1000 ditë, telefoni i Menduh Thaçit më shumë se 1200 ditë, Musa Xhaferi është përgjuar mbi 1658 ditë, ish ministri i Brendshëm dhe drejtori aktual i Bankës Komerciale, Hari Kostov më së paku 732 ditë.

Sipas aktakuzës, janë gjetur dëshmi për përgjime të paligjshme të 5827 numrave të telefonave. Për 15 mijë numrat e tjerë të qytetarëve, kryesia e kaluar e Telekok, e cila atëherë ishte nën kontroll të VMRO-DPMNE-së, nuk u ka lejuar prokurorët specialë që t’i sigurojë edhe ato dëshmi.

Të akuzuar në këtë lëndë për përgjim ilegal janë ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski nga DSK, Toni Jakimovski dhe gjashtë të punësuar në DSK, të cilët kanë kyçur dhe përgjuar bisedat telefonike.

Me urdhër të Grujevskit dhe miratim të Jankullovskës, kur është zbuluar skandali I përgjiemve, pajisja e shtrenjtë me të cilën janë realizuar përgjimet e qytetarëve me vite, si e vjetra ashtu edhe e reja, është shkatërruar, për çka dëshmitarët dhanë përshkrim të detajuar.

Sipas aktakuzës, përmes tri sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008-2015 në mënyrë joligjore janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.

Komunikimi është ndjekur para se të dorëzohen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlerës së urdhrit gjyqësor  me numër 1.541 ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button