VMRO – DPMNE paralajmëroi protestë të re për nesër

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar protestë të re në Shkup, e cila do të mbahet nesër. Nëpërmjet një postimi të publikuar në rrjetin social, Facebook, Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë kundër “padrejtësisë, hakmarrjes dhe dhunës së mafies së Zaevit”, siç është shprehur ai, transmeton Portalb.mk.

“Kanë kaluar katër vjet, a ka bërë kjo qeveri e njëjtë, e vjetër dhe e tretur, luftë të vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit apo janë bërë ata mafia? Kur gjyqi Lui Viton merr vendime të diktuara nga Zaevi – kur hekurat dhe grushtet janë përgjigje ndaj kritikëve dhe opozitës në raportet e LSDM-së, ndërsa prokuroria nuk dëshiron ta shohë atë me vetëdije. Kur një nënë shkon në burg, sepse bleu makinë shtetërore që përdoret ende nga mafia, dhe në të njëjtën kohë harxhon 8 milion euro për blerjen e automjeteve të reja zyrtare e njëjta mafie. Kur njerëzit e pafajshëm janë në burg, sepse ata e duan Maqedoninë dhe familjet e tyre vuajnë. Kur gjyqësori e mbron krimin. Kur prokuroria është e heshtur për dallaveret, paranë dhe marrëveshjet e biznesore Zaev-Daka për miliona biznese në Tetovë. Kur prokuroria nuk dëshiron të shohë krim në Eurostandard. Përgjigja për të gjitha këto është protesta. VMRO-DPMNE u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mërkurën në orën 18:30 për të protestuar kundër padrejtësisë, revanshizmit dhe dhunës së mafies së Zaevit”, thuhet në njoftimin e Mickoskit në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button