Nuk do të ketë më kurorëzime në Muzeun e VMRO-së, martesat lidhen në zyrën në ndërtesën ish “bankës komerciale”

Në zyrën në ndërtesën e ish “Bankës Komerciale” janë bërë kurorëzimet sepse në Shkup nuk ka objekt dhe sallë të përshtatshme për kurorëzime.

Pasi zyra e ofiqarit në Komunën Qendër u mbyll për shkak se ishte e shkatërruar dhe e papërshtatshme për kurorëzime,  ato mbaheshin në Muzeun e VMRO-së dhe në Portën e Maqedonisë. Këto ambiente ishin zgjidhje e përkohshme derisa të ndërtoheshin hoteli dhe Shtëpia e oficerëve në Sheshin Maqedonia, ku duhej të kishte një sallë për kurorëzime dhe një zyrë për Kryetarin e Qytetit të Shkupit. Por, për gati një vit, kurorëzime nuk mbahen në Muzeun e VMRO-së dhe te Porta sepse Ministria e kulturës e ndërpreu kontratën me zyrën e regjistrimit. Menaxhmenti i ambienteve konsideroi që festa të tilla nuk duhej të mbaheshin në muze sepse ato ndiqen nga një numër i madh i mysafirëve dhe veprat që janë vendosur mund të shkatërrohen, transmeton Portalb.mk.

“Është turp për kryeqytetin të mos ketë një vend përfaqësues për kurorëzime. Tani të rinjtë po kurorëzohen në një zyrë në ndërtesën e ish “Banka Komerciale” ose në ato Komuna ku ka zyrë të regjistrimit. Në kurorëzim mund të marrin pjesë vetëm të rinjtë, dy dëshmitarë dhe regjistruesi. Sigurisht, ato objekte nuk janë të përshtatshme për një akt të tillë. Kaq shumë vite është premtuar zyrë e re e regjistrimit, por asgjë nga krejt kjo”, thonë punonjës në zyrën e  regjistrimit.

Qyteti i Shkupit thotë se sipas marrëveshjes që qeveria e mëparshme nënshkroi me biznesmenin Sergei Samsonenko, brenda hotelit në Sheshin Maqedoni, duhet të kishte një objekt për regjistrim. Afati i fundit për ndërtim është viti 2022.

Nga zyra e regjistrimit thonë se nga fundi i gushtit, regjistruesit i bëjnë kurorëzime edhe jashtë zyrave, por vetëm në ambient të hapur, duke i respektuar protokollet e mbrojtjes nga koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button