Anketë e Portalbit: Të rinjtë e RMV-së e duan sportin, por s’kanë kushte

Portalb ka realizuar një anketë me të rinjtë për të parë se sa të rinjtë në Maqedoninë e Veriut merren me sport dhe çfarë rëndësie ka sporti për ata. Në këtë anketë kanë marrë pjesë gjithsej 102 të rinj. Dhe kjo anketë na bëri të kuptojmë se shumica e të rinjve e duan sportin por, sipas tyre në RMV ka mungesë të kushteve për sport si dhe nuk ka perspektiva të mjaftueshme për të arritur diçka.

Në pyetjen e parë se a ju pëlqen sporti shumica e të rinjve kanë votuar se po ju pëlqen 94.1% ndërkaq pjesa tjetër 5.9% janë përgjigjur se jo nuk ju pëlqen sporti.

Përgjigjet nga anketa.

Në pyetjen se sa herë në javë bëni sport më shumë të rinj janë përgjigjur se bëjnë 3 herë në javë, 46.1% prej 101 të anketuarve, ndërkaq nga ana tjetër 32.4% janë përgjigjur me 5 herë në javë dhe 13.7% asnjëherë. Por, disa janë përgjigjur edhe 1 deri 2 herë në javë, e  disa të tjerë se nuk kanë kohë të lirë.

Përgjigjet nga anketa.

 

Ndërkaq kur jemi tek pyetja se cilat janë arsyet që shumica e të rinjve nuk merren me sport, shumica e të rinjve janë të mendimit se arsyeja është mungesa e kushteve në RMV ngase 77.5% prej 102 të anketuarve janë përgjigjur në këtë mënyrë, 18.6% mendojnë se arsyeja është se nuk ju pëlqen sporti, ndërsa për disa të tjerë ka arsye të tjera si rrjetet sociale, apo janë prind me fëmijë etj.

Përgjigjet nga anketa.

Në pyetjet se çfarë sporti luani më shumë dhe se çfarë është sporti për ju, më shumë të rinj janë përgjigjur se merren me ndonjë sport tjetër dhe me futboll ndërkaq për shumicën prej të rinjve sporti është thjesht një hobi.

Përgjigjet nga anketa.
Përgjigjet nga anketa.

Në pyetjen a mendoni se në RMV ka perspektiva të mjaftueshme për të arritur diçka në sport, 89.2% e të anketuarve janë të mendimit se sporti nuk vlerësohet sa duhet në këtë shtet, ndërkaq 10.8% janë të mendimit se ka perspektiva të mjaftueshme.

Përgjigjet nga anketa.
Përgjigjet nga anketa.

Të pyetur se sa rëndësi ka sporti për ata, për  91.2% e të anketuarve sporti është shumë i rëndësishëm ndërsa për 8.8% sporti nuk është i rëndësishëm.

Kur jemi te pandemia dhe periudha e karantinës, sporti ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për shumicën e njerëzve ngase ju ka ndihmuar të kalojnë një kohë të lirë duke u marrë me ndonjë aktivitet, duke u relaksuar, duke ju ofruar shëndet dhe të tjera.

Të rinjtë në dy pyetjet si: A mendoni se ka qenë një ndihmesë për njerëzit gjatë periudhës së karantinës? dhe Çfarë lloj  ndihme u ka ofruar sporti gjatë periudhës së karantinës? 96% e të anketuarve janë përgjigjur se sporti ka qenë një ndihmesë për njerëzit sepse pikërisht gjatë asaj periudhe çdokush ka pasur nevojë për ndonjë aktivitet sportiv dhe 4% janë përgjigjur se nuk kanë pasur nevojë për sport gjatë asaj periudhe. Ndërkaq, 68.3% janë të mendimit se sporti gjatë kësaj periudhe u ka ofruar relaksim dhe heqje stresi, 14.9% të mendojnë pozitiv në një periudhë të vështirë, 12.9% të jenë të shëndetshëm dhe 4% janë të mendimit se sporti nuk ju ka ofruar ndonjë lloj ndihme.

Përgjigjet nga anketa.
Përgjigjet nga anketa.

Një shprehje thotë “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”, ndaj të gjithë ne duhet të kujdesemi për veten që të kemi gjithmonë një trup dhe mendje të shëndoshë. E ki kujdes vjen pikërisht nga sporti.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button