Pas dy vite në “mjegull”, blerja e instrumenteve të reja për matje të grimcave PM-10 është afër përfundimit

Nga 17 pika matëse në të gjithë vendin, ku Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor e kontrollon situatën me cilësinë e ajrit, gjashtë nuk matin grimca PM-10. Katër prej tyre janë jashtë funksionit, në Gazi Babë, Milladinovc, Manastir dhe Strumicë dhe në dy, Gjorçe Petrov dhe Karpos, instrumentet janë fikur sepse nuk japin rezultate të sakta. Në dy vende, në komunat e Shkupit Karposh dhe Qendër, instrumentet matëse të substancave tjera të dëmshme, ozoni, monoksidi i karbonit, dyoksidi i sulfurit dhe oksidet e azotit, nuk funksionojnë, megjithëse ato janë ndër komunat më të ndotura në vend, njofton Portalb.mk.

Problemi me stacionet e prishura për matje të Ministrisë po vazhdon për të dytin vit radhazi, e në disa vende edhe më gjatë. Shpjegimet, vitin e kaluar, por edhe tani, janë se njoftimet publike janë duke u zhvilluar, me të cilat bihen instrumente ose pjesë të reja për stacionet e vjetra. Ministri i mjedisit Naser Nuredini, javën e kaluar, tha se prokurimet publike janë ende duke u zhvilluar, por se ishin para përfundimit.

Nuredini gjithashtu njoftoi se Gjevgjelia do të jetë pikë e re matëse ku do të matet cilësia e ajrit. Kjo pikë matëse do të pajiset me instrumente për ozonin, oksidet e azotit, dyoksidin e sulfurit dhe monoksidin e karbonit, do të jetë semplerë sekuencial me vëllim të ulët për matjen e PM10 dhe PM2.5, si dhe sensorë meteorologjikë dhe do të blihen përmes projektit IPA-CBC. Përmes procedurës njëjtë, pika e matjes në Manastir do të pajiset me të njëjtat instrumente për matjen e këtyre parametrave dhe me sensorë meteorologjikë.

Megjithatë, nga Ministria nuk njoftojnë nëse rrjeti i stacioneve matëse do të zgjerohet më tej në qytete të tjera, ku gjendja e cilësisë së ajrit tani për tani vetëm supozohet. Planifikohet që këtë vit aftësohen stacionet që janë prishur dhe kjo çështje do të shqyrtohet më tej.

“Nga buxheti i ministrisë këtë vit janë prokuruar shtatë instrumente të reja matëse për ozonin, dyoksidin e sulfurit dhe monoksidin e karbonit, pastaj dy instrumente matës të rinj automatikë për PM2 dhe dy semplerë sekuencial me vëllim të ulët për matje të PM-10 dhe PM-2.5, shtatë komplete të reja nga sensorët meteorologjikë për matjen e shpejtësisë dhe drejtimit të erës, presionit atmosferik, lagështisë, rrezatimit global, temperaturës së jashtme, si dhe një kullë për kalibrimin e instrumenteve automatike të matjes për PM-10 dhe PM-2.5. Të gjithë duhet të funksionojnë në gjysmën e parë të dhjetorit. Përveç kësaj, 27 instrumente janë prokuruar blerë projektit SIDA, të cili do të mbërrijnë deri në fund të vitit, ndërsa dokumentacioni i tenderit është përgatitur përmes projektit IPA2, për të cilin pritet të shpallet tenderi, informojnë nga Ministria.

Janë gjithsej 17 stacione matëse në të gjithë vendin dhe një stacion mobil në rrjetin e Ministrisë, në të cilat ka nga pesë instrumente matëse për matjen e pesë parametrave të ndryshëm. Në disa stacione matëse, disa prej instrumenteve matëse nuk kanë punuar tashmë dy vite, kështu që grimcat PM-10 nuk maten në Gazi Babë, Miladinovc, Manastir dhe Strumicë si dhe në stacionin mobil në Gjorçe Petrov.

Instrumenti matës për matjen PM-10 dhe PM-2.5 nga stacioni mobil në Gjorçe Petrov dhe instrumentet matës për PM-10 nga stacionet matëse në Karposh dhe Strumica janë fikur për shkak të një problemi teknik. Grimcat PM-10 nuk maten nga stacionet Manastir 1 dhe Miladinovci, të cilat përjashtohen për shkak të lëkundjeve në matje. Problemi, thonë nga ministria, është vjetërsia e instrumenteve dhe se ato janë burim i rrezatimit, duke pasur parasysh që puna optimale operacionale e një instrumenti është 10 vjet.

“Instrumenti matës për matjen e CO nga stacioni matës Rektorati është fikur për shkak të një problemi teknik, ndërsa instrumentet matës për matjen e O3, CO, SO2 dhe NO-NO2-NOx nga stacionet matëse Karposh dhe Qendër, të cilat nuk janë në funksion janë nga prodhuesi Orion, dhe për to nuk ka pjesë rezervë për shkak të mbylljes së fabrikës. Ato duhet të zëvendësohen me instrumente të rinj matës nga prodhues të tjerë”, informoi Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button