Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, (e martë, 22.09.2020), me fillim në orën 12:00, në Sallën solemne, do ta mbajë mbledhjen e saj të 5-të, në të cilën do të shqyrtohen më tepër pika në interes të qytetarëve.

Në mbledhje, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë do të shqyrtohet Propozim-ligji për siguri të përgjithshme të prodhimeve.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në rend të ditës për shqyrtim është edhe Informacioni për gjendjen e blerjes së rrushit nga rekolta 2020, si dhe Informacioni për pagesën e pensioneve, për shtator të vitit 2020, përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Për konkluzionet e mbledhjes Qeveria, do të informojë me kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button