Janushev më nuk është sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Mickoski ka ofruar dorëheqje: Partia e refuzoi

VMRO-DPMNE mbrëmë ka mbajtur seancë të Komitetit Qendror të partisë në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale politike, por edhe për ndodhitë e brendshme partiake, informojnë prej atje, njofton Portalb.mk.

Në parti është zgjedhur edhe Komiteti i ri Ekzekutiv të cilin e përbëjnë: nënkryetarët Aleksandar Nikolloski dhe Vlladimir Misajllovski, anëtari Ivan Ivanov ish deputet, por edhe anëtarët të cilët sipas funksionit janë pjesë e KZ-së në pajtueshmëri me Statutin, kryetari i Forcave Rinore Sergej Popov dhe koordinatori i Grupit Parlamentar, Nikolla Micevski.

Anëtarët tjerë të Komitetit Ekzekutiv janë Gordana DimitrieskaKoçoska, Rashela Mizrahi, Stefan Andonovski, Marija Andonovska, Olga Lozanoska, Dafina Stojanovska, Velo Markovski, Trajko Sllaveski, Vlladimir Gjorçev, Dragan Kovaçi, Koce Trajanovski, Kiril Pecakov dhe Antonijo Milloshoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas mbarimit të seancës së partisë ka informuar se, për shkak të arsyeve personale është tërhequr nga funksioni sekretari i deritanishëm i partisë, Igor Janushev.

“E shfrytëzoj këtë rast që ta falënderoj për punën e tij, përkushtimin e përzemërt dhe luftën e pakursyer. Ai vazhdon që të kontribuojë dhe ndihmojë në VMRO-DPMNE. Në periudhën e ardhshme Komiteti Ekzekutiv do të zgjerohet edhe me anëtarë të rinj, sekretar ri të përgjithshëm, kryetar të ri të Unionit të Grave dhe udhëheqë të ri të Unionit të Veteranëve”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se është diskutuar edhe për udhëheqjen e tij trevjeçare me partinë, për atë se si e ka gjetur dhe nëpër çfarë sfida ka kaluar.

“unë me kërkesë time dorëzova propozim për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshme në të cilin unë nuk do të kandidohem. Komiteti Qendror jashtë pranisë sime pasi që e lëshova sallën në të cilën u mbajt seanca e Komitetit Qendror e ka refuzuar njëzëri këtë kërkesë timen dhe nuk është pajtuar me këtë propozim, a e atë më dha legjitimitet të plotë të vazhdoj me udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së dhe unë në emër të asaj i falënderoj për besimin e shprehur, që për mua është obligim, që me ritëm edhe më të shpejtë të vazhdoj në shkatërrimin e mafies”, deklaroi Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button