MASH: Me ndryshimet ligjore është mundësuar zhvillim i papenguar i mësimit edhe në rrethana të jashtëzakonshme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e përshëndet miratimin e ndryshimeve ligjore për arsim fillor dhe të mesëm me të cilin mundohet organizim i papenguar i mësimit edhe në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, njofton Portalb.mk.

Me ndryshimet ligjore, që dje Kuvendi i miratoi, për herë të parë në shtet mundohen përjashtime nga radhët e procesit edukativo – arsimor edhe atë në raste kur ka gjendje krize, shpallje të epidemisë, zjarre, vërshime ose fatkeqësi të tjera natyrore.

Përjashtimet bëhen në lidhje me fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor, gjegjësisht viti mund të fillojë dhe mbarojë në kohë të ndryshme prej kohës kur zakonisht fillon, për çka do të vendos Qeveria.

“Në kushte të jashtëzakonshme, me këto ndryshime ligjore, mësimi në shkollat fillore dhe të mesme do të mund të organizohet me prani fizike të nxënësve, ose në distancë duke i përdorur mjetet elektronike për komunikim. Sipas ndryshimeve ligjore, organizimi i mësimit me prani fizike të nxënësve do të jetë e mundshme, vetëm nëse, janë plotësuar kriteret dhe kushtet në pajtueshmëri me protokollet dhe planet për mbajtjen e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme, të miratuara nga Qeveria”, sqarojnë nga MASH.

Ndryshimet e dy ligjeve parashikojnë që ora të zgjatë 40 minuta, për shkak të mbrojtjes më të madhe të nxënësve të cilët do ta ndjekin mësimin me prani fizike, a është e parashikuar që të shkurtohen edhe ditët mësimore prej 180 ditëve në më së paku 100.

Nga MASH theksojnë se ndryshimet ligjore janë përgatitur në bazë të studimeve nga organizatat ndërkombëtare siç janë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Fondi i Fëmijëve në Kombet e Bashkuara (UNICEF), Fondacioni Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (IFCR) dhe hulumtimet lidhur me Covid-19.

“Për fillim të suksesshëm të vitit, janë miratuar protokollet dhe plani sipas të cilëve në rrjedhë janë përgatitjet në shkollat fillore dhe të mesme për fillimin e mësimit prej më 1 tetor”, thonë nga MASH.

Ndryshe, është marrë vendim në Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme që të ndërpriten protestat e organizuara kundër mësimit online dhe nxënësit të respektojnë vendimin e MASH-it. Javët e kaluar nxënësit e shkollave të mesme protestuan kundër propozimit që mësimi të zhvillohet online. Ata në protestë kishin theksuan se do të ketë bojkot e protesta tjera, nëse nuk do të kemi mësim të kombinuar.

Viti i ri shkollor 2020-21 do të zhvillohet përmes Platformës Nacionale për mësim online e cila u prezantua më 18 shtator në Qeveri. Trajnuesit shkollor, njohuritë e tyre të fituara do t’i shpërndajnë te të gjithë mësimdhënësit e shkollës duke filluar prej 21 shtatorit e deri më 23 shtator, ashtu që prej 25 shtatorit deri më 28 shtator do të realizohet testimi i Platformës në gjithë shkollat e vendit. Gjithashtu MASH-i ka përcaktuar karakteristikat e pajisjeve elektronike që duhet t’i kenë mësimdhënësit për zhvillimin e mësimit online në Platformën për mësim në distancë.

MASH raportoi se 113 shkolla fillore kanë kërkuar mbajtjen e mësimit me prani fizike. Prej 113-të shkollave, 79 janë fillore dhe 34 të mesme. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e parë formoi Komisionin që do të vendosë për ndonjë shkollë të caktuar se a do të ndjekë mësimin me prani fizike apo online, nëse paraprakisht parashtrohet një kërkesë e tillë.

Vendimi i Qeverisë në seancën e 82-të qeveritare është që mësimi të fillojë më 1 tetor dhe mësimi të jetë në shkolla për nxënësit nga klasa e parë në të tretën, me disa përjashtime, duke respektuar Protokollin e miratuar.

Anketa e Avokatit të Popullit theksoi se vetëm 11% nga arsimtarët në fillore kanë kushte për mësimin online, ndërsa 58% janë përgjigjur se nuk janë të trajnuar edhe pse kanë pajisje kompjuteri, ose janë të trajnuar por nuk kanë pajisje kompjuterike. Anketa ishte zhvilluar nga qershori në gusht, ku kishin marrë pjesë 72 shkolla nga gjithë vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button