Shkup: Policia dënon çdo ditë nga 400 deri në 500 persona, ja pse

Nga Ministria e punëve të brendshme informojnë se më shumë dënime për vozitje të shpejtë janë shënuar në Shkup, edhe atë një javë pasi pati kontrolle të përforcuara të policisë për thyerje të rregullave të komunikacionit. Nga java e kaluar, në rrugët e Shkupit është rritur jashtëzakonisht numri i policisë, të cilët dënojnë shoferët e pandërgjegjshëm. Çdo ditë në Shkup dënohen nga 400 deri në 500 persona, shumica prej tyre për vozitje të shpejtë, shkruan Portalb.mk.

Dënimi për vozitje të shpejtë varion nga 50 deri në 300 euro, varësisht prej shpejtësisë.

Nga MPB theksojnë se nga kur kanë filluar me kontrolle të shpeshta për vozitje të shpejtë, është evidente një numër i madh i qytetarëve që ngasin veturën pa regjistrim.

“Përkundër asaj që shkruajmë nga 20 deri në 30 dënime për vetura të paregjistruara, nga 20 persona dënojmë sepse ngasin veturën pa leje qarkullimi. Çdo ditë shkruajmë dhjetëra dënime për motoçiklistët, jo vetëm se vozisin shpejtë, por edhe shqetësojnë qytetarët duke mos mbajtur mjete mbrojtëse.” Theksojnë nga Ministria për punë të brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button