fbpx

Kina dënon me 18 vjet burgim manjatin që kritikoi presidentin Xi

Kina ka dënuar manjatin e patundshmërisë, Ren Zhiqian, njëherësh kritikun e presidentit kinez, Xi Jinping, me 18 vjet burgim për korrupsion, shkruan REL.

Ren, ish-udhëheqës i grupit shtetëror të patundshmërisë, Huayuan, është gjobitur edhe me 618,000 dollarë, sipas vendimit të Gjykatës së Pekinit.

Gjykata ka shpallur Ren fajtor për “korrupsion, ryshfet, përvetësim të fondeve publike dhe abuzim me pushtetin”.

Në dokumentet e gjykatës është thënë po ashtu se Ren ka pranuar “krimet e tij”, bashkë me dënimin.

Ren, 69-vjeçar, ish-anëtar i Partisë Komuniste dhe ish-udhëheqës i kompanisë Huayuan ka pasur raporte të mira me zyrtarë të kësaj partie, përfshirë nën-presidentin, Wang Qishan, njeriun e dytë më të fuqishëm të Kinës.

Ren është përjashtuar nga partia në muajin korrik, pasi është akuzuar për “bashkëpunim me fëmijët e tij për të krijuar pasuri në mënyrë të papërmbajtshme”.

Ren, djali i tij dhe asistenti janë zhdukur më herët gjatë këtij viti, pasi ai ka publikuar një artikull duke kritikuar Pekinin për mënyrën si ka menaxhuar pandeminë me koronavirus.

Ndonëse në shkrimin e tij nuk është përmendur drejtpërdrejt presidenti kinez, në të është folur për një “palaço” të etur për pushtet dhe të vendosur për të “luajtur rolin e perandorit”.

Ren më herët kishte kritikuar Partinë Komuniste edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close