fbpx

Morata nesër vizitat mjekësore në Torino, pritet firma tek Juventus

Futbollisti Alvaro Morata pritet të jetë futbollist i ri i Juventusit.

Sulmuesi do të jetë nesër në Torino për t’i kryer vizitat mjekësore para nënshkrimit të kontratës, bën të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, transmeton Klan Kosova.

27 vjeçari edhe më parë ka bartur fanellën e Juventusit, pasi ishte pjesë e  tyre për dy sezone (2014/16).

Morata së fundi ishte pjesë e Atletico Madridit, ndërsa më parë ka luajtur edhe për skuadrat si: Real Madrid dhe Chelsea.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close