fbpx

RMV, u miratuan ndryshimet ligjore për arsim fillor dhe të mesëm

Me 61 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe 28 “abstenime”, Kuvendi miratoi Ligjin për ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor dhe me 61 vota “pro”, një “kundër” dhe 25 “abstenime” miratoi Ligjin për ndryshimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtuar.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në fillim shpjegoi ligjet mbi arsimin fillor dhe të mesëm. Ajo kujtoi se Ligji për arsimin fillor u diskutua shumë nga komisioni dhe beson se të gjitha dispozitat e Projekt/Ligjit dhe ndryshimi i Ligjit për arsimin fillor janë të qarta.

Ndryshe, është marrë vendim në Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme që të ndërpriten protestat e organizuara kundër mësimit online dhe nxënësit të respektojnë vendimin e MASH-it. Javët e kaluar nxënësit e shkollave të mesme protestuan kundër propozimit që mësimi të zhvillohet online. Ata në protestë kishin theksuan se do të ketë bojkot e protesta tjera, nëse nuk do të kemi mësim të kombinuar.

Ndryshe, Viti i ri shkollor 2020-21 do të zhvillohet përmes Platformës Nacionale për mësim online e cila u prezantua më 18 shtator në Qeveri. Trajnuesit shkollor, njohuritë e tyre të fituara do t’i shpërndajnë te të gjithë mësimdhënësit e shkollës duke filluar prej 21 shtatorit e deri më 23 shtator, ashtu që prej 25 shtatorit deri më 28 shtator do të realizohet testimi i Platformës në gjithë shkollat e vendit. Gjithashtu MASH-i ka përcaktuar karakteristikat e pajisjeve elektronike që duhet t’i kenë mësimdhënësit për zhvillimin e mësimit online në Platformën për mësim në distancë.

MASH raportoi se 113 shkolla fillore kanë kërkuar mbajtjen e mësimit me prani fizike. Prej 113-të shkollave, 79 janë fillore dhe 34 të mesme. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e parë formoi Komisionin që do të vendosë për ndonjë shkollë të caktuar se a do të ndjekë mësimin me prani fizike apo online, nëse paraprakisht parashtrohet një kërkesë e tillë.

Vendimi i Qeverisë në seancën e 82-të qeveritare është që mësimi të fillojë më 1 tetor dhe mësimi të jetë në shkolla për nxënësit nga klasa e parë në të tretën, me disa përjashtime, duke respektuar Protokollin e miratuar.

Anketa e Avokatit të Popullit theksoi se vetëm 11% nga arsimtarët në fillore kanë kushte për mësimin online, ndërsa 58% janë përgjigjur se nuk janë të trajnuar edhe pse kanë pajisje kompjuteri, ose janë të trajnuar por nuk kanë pajisje kompjuterike. Anketa ishte zhvilluar nga qershori në gusht, ku kishin marrë pjesë 72 shkolla nga gjithë vendi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close