Zaev-Bregu: Jemi të hapur për bashkëpunim rajonal për eurointegrime

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut u takua me sekretaren e përgjithshme të Këshillit rajonal për bashkëpunim, Majlinda Bregu, ku u theksua gatishmëria për bashkëpunim për eurointegrime, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri Zaev shprehu besimin se Qeveria garanton vazhdimësi në zbatimin e prioriteteve të përbashkëta strategjike, anëtarësim në NATO dhe BE, promovimin e marrëdhënieve ndëretnike e fqinjësi të mirë dhe vazhdimin e përpjekjeve për rritjen ekonomike dhe zhvillimin dhe menaxhimin e suksesshëm të pandemisë së virusit KOVID-19”, raportojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria raportoi se janë theksuar aktivitetet në drejtim të lehtësimit dhe përmirësimit të bashkëpunimit rajonal me qëllim arritjen e qëllimit strategjik eurointegrues.

Ndryshe, sfidat, por edhe potencialet e Samitit të ardhshëm të Sofjes në suaza të presidencës së përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit ishte tema më e rëndësishme, në të cilën biseduan në takimin e sotëm të punës ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC), Majlinda Bregu.

Osmani e njoftoi Sekretaren e Përgjithshme me prioritet e politikës së jashtme të vendit, duke e theksuar miqësinë stabile dhe afatgjate, si një kapitull të ri në raportet me të gjithë fqinjët: kontributin aktiv ndaj multilateralizmit dhe nismave rajonale për De-Ballkanizim të rajonit, si dhe perspektivat evropiane të vendit, si tre prioritete kyçe, të cilat paraqesin interes të përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button