Dy viktima dhe 150 raste të tjera me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raportoi të hënën për 2 viktima dhe 150 raste të tjera të diagnostikuara me COVID-19 në Shqipëri duke e çuar bilancin e pandemisë në 12,535 raste me 364 vdekje, transmeton EN.

Po sot u raportuan për 55 persona, të cilët mundën të shërohen nga virusi, tre më shumë se një ditë më parë. Totali i atyre që e kanë mposhtur COVID-19 shkon në 6,995 persona, – diçka më shumë se gjysma e të infektuarve, 56 për qind.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha në deklaratë për shtyp se në 24 orët e fundit, autoritetet private dhe shtetërore të shëndetësisë kanë kryer 809 teste (35 më pak se një ditë më parë), prej së cilave 150 rezultuan pozitivë (pozitiviteti 18.5 për qind).

Nga ana tjetër gjatë kësaj kohe humbën jetën në spital dy persona.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, [në 24 orët e fundit] e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra,” – njoftoi Daja teksa apeloi që qytetarët t’i respektojnë masat anti-Covid.

Daja u shpreh se në spitale aktualisht janë të shtruar 189 persona (4 më shumë se një ditë më parë), prej së cilëve 16 janë në gjendje të rëndë në trajtim më të specializuar.

Prej muajit mars kur u diagnostikua i infektuari i parë me COVID-19, autoritetet kanë kryer 80,539 teste, prej së cilave 12,535 persona kanë rezultuar të prekur (pozitiviteti 15.5 për qind).

Nga këta, 6,995 kanë mundur të shërohen, 364 nuk ia kanë dalë mbanë, ndërsa 5,176 mbeten ende mbartës të virusit (41 për qind e totalit të të prekurve).

Tirana mbetet qarku me më shumë raste të diagnostikuara dhe më shumë viktima, më pas vijnë Durrësi, Shkodra dhe Elbasani.

Rastet sipas qarqeve: Tirana 2550; Durrësi 564; Shkodra 376; Lezha 300; Elbasani 299; Korça 245; Fieri; 236; Vlora 191; Kukësi 146; Berati 117; Dibra 76; Gjirokastra 76.

Viktimat sipas qarqeve: Tirana 174; Durrësi 46; Shkodra 40; Elbasani 23; Fieri 18; Korça 17; Lezha 15; Kukësi 10; Dibra 8; Vlora 7; Gjirokastra 4; Berati 2.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button