Kosovë: 104 të shëruar dhe 79 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 2 raste të vdekjes nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike njoftoi të hënën se nga 596 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë dalë 79 pacientë. Në njoftim thuhet se nga sëmundja janë shëruar edhe 104 persona ndërsa raste aktive janë 1.853, transmeton REL.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur në muajin mars.

Deri më tani, numri i të infektuarve ka arritur në 15.142, prej të cilëve 12.674 janë shëruar, ndërsa 615 kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button