Tetovë: 76 persona janë dënuar për mos mbajtje të maskës për 24 orë, gjithsej 170 raste aktive

Gjatë 24 orëve të fundit në Tetovë dhe Gostivar janë dënuar gjithsej 76 persona për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, numri i të dënuarve më i lartë është në Tetovë. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informojnë se vendime për izolim janë përgatitur për 6 persona ndërkaq policia vazhdimisht kryen kontrolle personave në izolim, që gjithsej janë 367, shkruan Portalb.mk.

Nga Sektori për Punë të Brendshme kumtojnë se në periudhën 16-17.09 janë lëshuar gjithsej 76 urdhëresa pagese për kundërvajtje, respektivisht personave të cilët nuk kanë mbajtur maskat mbrojtëse, edhe pse ligji obligon një gjë të tillë.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (16.09./17.09.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, për gjithsej 76 persona (TE-43 dhe GV-33) janë lëshuar urdhëresa pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë” kumtojnë nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB), Tetovë.

Në Tetovë me rrethinë gjithsej vendime për izolim të detyruar shtëpiak janë ndarë 6 personave, bëhet fjalë për 24 orët e fundit

“Në këtë periudhë, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, janë përgatitur vendime të reja për izolim, për 6 persona (GV), kurse janë kryer kontrolle ndaj 367 persona ( TE-235 dhe GV-132) me vendime të tilla dhe nuk  janë konstatuar mosrespektime të vendimeve”

Ndryshe, në Tetovë aktualisht ka gjithsej 170 raste aktive me virusin korona kurse nga fillimi i pandemisë deri sot, në Tetovë me rrethinë janë evidentuar gjithsej 1.376 raste pozitive me kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button