RMV: Projekti i ri hap mundësinë e udhëtimit nga Kërçova në Shqipëri me tren

Në Komisionin Ekonomik të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot i është dhënë drita jeshile një projekti i cili do të ju mundësoje qytetarëve që me tren, për vetëm disa orë, nga Kërçova të arrin në Shqipëri, saktësisht në lindje të Shqipërisë, shkruan Portalb.mk.

Përmes një postimi në rrjetin social “fejsbuk”, drejtori i hekurudhave të Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur faktin se ky projekt sot ka kaluar në Komisionin Ekonomik të Qeverisë dhe se në qoftë se punët shkojnë siç duhet, i njëjti mund të realizohet për disa vite.

Menjëherë pasi ky projekt të kaloje edhe në Qeveri, do të fillojnë punët për financimin e të njëjtit, gjegjësisht pritet që Ministria e Financave të hape thirrje bankave evropiane për financimin e të njëjtit si dhe fonde tjera evropiane përmes granteve të ndryshme.

Ndryshe, projekti fillon nga pika 0 marrë parasysh se do të ndërtohet krejtësisht hekurudhë e re, bëhet fjalë për korridorin e tetë pan evropian i cili lidh detin e zi me detin Adriatik, ku lidhet Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Mësojmë se Republika e Bullgarisë veçse e ka kryer pjesën e vete ndërkaq në Shqipëri hekurudha ka nevojë për rekonstruim. Në Maqedoninë e Veriut parashihet që faza e parë të jetë ndërtimi i hekurudhës Kërçovë-Strugë dhe më pas faza e dytë dhe përfundimtare të lidhe Strugën në kufij me Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button