Napoli kërkon 75 milionë euro për Koulibalyn

Manchester City nuk ka hequr dorë nga Kalidou Koulibaly, shkruan Koha.net.

Sipas mediave angleze, bisedimet mes Cityt dhe Napolit po vazhdojnë për mbrojtësin.

“Qytetarët” kanë ofruar 60 milionë euro për senegalezin, ofertë që nuk është pranuar nga Napoli. Klubi italian po kërkon rreth 75 milionë euro për ta liruar Koulibalyn.

Për Koulibalyn interesim ka shprehur edhe PSG-ja që e sheh senegalezin si zëvendësues ideal të Thiago Silvas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button