BFI-ja dënon incidentet e ditëve të fundit

Ka reaguar sot Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë duke shprehur indinjatën për incidentet dhe dhunën e huliganëve maqedonas ndaj fëmijëve shqiptarë. 

Në reagimin e saj, BFI-ja e ka ngritur zërin kundër incidenteve që ndodhën gjatë të ditëve të kaluara dhe ka theksuar se është kundër organizimit të protestave nga autorë të panjohur, dhe keqpërdorimit të objekteve fetare si pikënisje e protestave. 

BFI-ja poashtu u ka apeluar partive shqiptare që “të mos i keqpërdorin objektet fetare, të bëjnë fushatë të qetë ashtu siç kërkojnë rregullat demokratike, pa ofendime, duke pasur kujdes që të mos dëmtohen, në radhë të parë, marrëdhëniet ndërnjerëzore, ndërfetare dhe ndëretnike”.

Në fund të reagimit BFI-ja zbardhjen sa më të shpejt të jetë të autorëve të incidenetev të ditëve të kaluara nga organet e rendit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button