Osmani është optimist se komisionet e përbashkëta me Bullgarinë do të gjejnë zgjidhje për Goce Delçev

Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, sot deklaroi se është optimist që komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje të historisë do të gjeje zgjidhje në lidhje me figurën e Goce Delçev, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

“Besoj në profesionalizmin dhe kapacitetin e historianëve tanë për të gjetur tekst të përbashkët për atë pike”, tha Osmani në një deklaratë për shtyp.

Në pyetjen “Çfarë në qoftë se Komisioni nuk arrin marëveshje në lidhje me Delçev dhe si do ti përgjigjet politika kërkesës së Bullgarisë e cila kushtëzon që të gjitha pyetjet të jenë të mbyllura deri në hapjen e negociatave, Osmani tha se nuk dëshiron të paragjykoje dhe ju lë mundësi komisioneve të mbajnë takime dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për ti zgjidhur këto dallime.

“Ashtu si ja kanë dale deri tani tekste të përbashkëta që janë të pranueshme për të dyja palët për shumë figura historike kështu do të gjejnë pajtim të përbashkët edhe për figurat tjera historike që janë në atë lista” tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button