Një 22-vjeçar nga Sveti Nikole ka ndërruar jetë nga komplikimet e KOVID-19

Një djalosh 22 vjeçar nga Sveti Nikole sot në mëngjes ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga KOVID-19, kumtoi kryetari i Velesit, Ace Kocevski, pasi që nëpër qytet qarkullonte lajmi se ka vdekur një djalosh i ri i cili ka qenë i shtruar në Spitalin e Velesit, njofton Portalb.mk.

Djaloshi ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të Shkupit, por para asaj është mjekuar në Repartin Infektiv të Spitalit të Velesit. Për shkak të komplikimeve gjatë javës së kaluar ka qenë urgjentisht i transportuar në Shkup.

Kocevski ka apeluar deri te qytetarët e Komunës së Velesit t’i respektojnë masat për mbrojtje pasi që numri i të infektuarve në komunë po rritet.

“Kjo duhet të na shqetësojë, pasi që në dhjetëra ditët e fundit, sipas numrave të Qendrës së Shëndetit Publik në Veles, kemi 31 të infektuar të rinj, që është rritje serioze. Për atë, duhet që të respektohen rekomandimet për mbajtjen e distancës dhe mbajtje të maskës mbrojtëse”, deklaroi Kocevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button