Strumicë, mbi 20 persona e kanë “vjedhur” një pacient të vdekur i cili është testuar për KOVID-19

Sot në mëngjes nga Ambulanca e Repartit Infektiv në Spitalin e Strumicës është vjedhur një pacient i vdekur, njofton Portalb.mk.

Drejtori i Spitalit, Naqe Gogov thotë se pacienti 49-vjeçar nga Strumica në mëngjes rreth orës 09:00 ka qenë i hospitalizuar në Ambulancën Infektive me temperaturë të lartë, shtypje të lartë të gjakut dhe rraskapitje. Pacienti ka ndërruar jetë për shkurt kohë.

Menjëherë pas asaj, të afërmit e tij, bashkë me 20 persona kanë hyrë në Ambulancën Infektive dhe bashkë me krevatin e kanë nxjerrë jashtë, ku i ka pritur një furgon dhe e kanë transportuar në shtëpi.

Të punësuarit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, pasi që është bërë fjalë për një grup personash dhe nuk kanë dëshiruar të shkaktojnë incident.

Rezultati i testit që i është bërë pacientit të ndjerë, ende nuk është gati.

Rasti është paraqitur në Polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button