Arifi: Kodra e Diellit duhet shfrytëzuar, do të përmirësojmë infrastrukturën turistike

Kandidatja për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi sot u takua me punëtorët turistik të vendeve malore, katedrën e turizmit pranë Univerzitetit Shtetëror të Tetovës dhe shoqatat që merren me ekoturizëm dhe zhvillim rural. 

“Fshatrat që gravitojnë në komunën e Tetovës kanë potencial të madh por të pashfrytëzuar për zhvillim të turizmit malor.Këto fshatra janë të mbushura me pasuri të gjithanëshme mbi e nën tokësore, me burime dhe klimë malore të lakmueshme, me florë e faunë të pasur ndërsa këto pasuri dhe perla natyrore duhet vënë në shërbim të zhvillimit të turizmit malor. Të dish të marrësh përfitime ekonomike nga turizmi lokal është njëra nga sfidat më të mëdha të shoqërive sot. Misioni ynë është të punojmë ngushtësisht me sektorin privat për të fuqizuar në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare pozicionin e Tetovës dhe turizmit tetovar.Një pikë turistike me potencial të madh për shëndrim në qendër rajonale dhe ndërkombëtare të sporteve dimërore është Kodra e Diellit.Sfida jonë më e madhe do të jetë ,krijimi i zyrës së veçantë për hartim të politikave turistike përmirësimi dhe perfeksionimi i infrastrukturës rrugore objekteve egzistuese hotelierike dhe krijimi i kushteve bazike për zhvillim të turizmit të qëndrueshëm në Tetovë” theksoi Arifi. 

Të pranishmit diskutuan mbi aktivitetet të cilat punëtorët turistik, sektori I biznesit, universiteti dhe OJQ-ve mund ti ndërmarrin në partneritet me komunën me qëllim të zhvillimit të turizmit rural, alternative dhe dimëror në Tetovë dhe identifikuan disa projekte në të cilat mund të bashkëpunohet në të ardhmen. 

Sonte në ora 20.00 Arifi së bashku me liderin Ahmeti dhe anëtarët e tjerë të BDI-së do të mbajnë tubimin qëndror në fshatin Shipkovicë të Tetovës. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button