Ambasadori i BE-së Gir, ia dorëzoi Letrat Kredenciale kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski

Sot, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadori Dejvid Gir, i dorëzoi Letrat Kredenciale kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ambasadori Gir tha se ishte i kënaqur që ishte në Maqedoninë e Veriut për të përfaqësuar Bashkimin Evropian.  Ai u zotua se do të punojë gjatë gjithë mandatit të tij me institucionet, forcat politike dhe të gjithë aktorët dhe sektorët e shoqërisë në të gjithë vendin. Kryetari dhe ambasadori Gir shkëmbyen mendime në lidhje me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, përparimin që ka bërë vendi, si dhe reformat dhe sfidat e ardhshme. Ambasadori Gir shprehu vendosmërinë e tij për të mbështetur procesin e reformave pozitive në interes të lirive, prosperitetit dhe sigurisë së qytetarëve të zakonshëm.

“Marsin e kaluar, Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendimin historik për të hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Kjo erdhi pas arritjeve të rëndësishme të reformave, vendimeve të vështira që konfirmuan drejtimin e zgjedhur të këtij vendi “, deklaroi ambasadori Gir.

Të premten e kaluar, 18 shtator, ambasadori Gir dorëzoi një kopje të Letrave Kredenciale Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ministri i Jashtëm Osmani e mirëpriti ambasadorin Gir, duke deklaruar se ai po vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për rrugën e vendit në BE, duke nënvizuar se përvoja dhe mbështetja e tij do të kenë një vlerë të madhe.

Mandati i ambasadorit Gir si shef i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut është katër vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button