Universiti shtetëror i Shkupit ndër më të korruptuarit në rajon

Universiteti shtetëror i Shkupit është njëri nga universitetet më të korruptuara në rajon, tregojnë hulumtimet nga anketa që e ka realizuar FAR-i.

Forma më e shpeshtë e korruptimit është nepotizmi dhe mitëdhënia, ndërsa përvojë të drejtpërdrejtë me nepotizmin gjatë regjistrimit dhe notimit kanë pasur pothuajse 30% e studentëve që studiojnë në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi”.  

Mesatarisht 4 në 10 studentë kanë pasur përvojë me mitë dhe korruptim. Para universitetit të Shkupit është vetëm Universiteti shtetëror në Moldavi.

Vetëdija për denoncimin e korruptimit te studentët në Maqedoni është akoma në nivel të ulët. Hulumtimet tregojnë se ata nuk i njohin të gjitha format e korruptimit në arsimin e lartë dhe se, edhe përkundër asaj se në kuadër të universitetit janë hapur zyra për denoncimin e korruptimit, studentët shumë pak e paraqesin korruptimin për shkak të frikës nga hakmarrja.

Përveç në Maqedoni, hulumtimet janë bërë edhe në Bullgari, Kroaci, Serbi dhe Moldavi. Gjithsej janë anketuar 3.463 studentë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button