U arrestuan qindra persona në protestat në Bjellorusi

Në protestat pa leje që u zhvilluan dje kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi janë arrestuar 442 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Olga Çemodanova, në deklaratë tha se të dielën në 24 vendbanime në mbarë vendin janë organizuar protesta, në të cilat ka pasur pjesëmarrje prej mbi 20.000 persona.

Ajo tha se në kryeqytetin Minsk janë mbledhur rreth 18.000 njerëz, duke shtuar se forcat e sigurisë kanë marrë masa e nevojshme për të siguruar rendin dhe sigurinë.

Çemodanova tregoi se “Dje u arrestuan 442 persona të cilët shkelën ligjin në protesta. 266 prej tyre janë në Minsk. 330 persona do të mbeten në paraburgim deri sa të dalin në gjykatë”.

Pasi presidenti aktual Aleksandr Lukashenko shpalli fitoren e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht në Bjellorusi filluan protestat në të gjithë vendin me pretendimin për “mashtrime në zgjedhje”. Protestuesit krahas zgjedhjeve të reja kërkuan edhe ndryshimin e kushtetutës së vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button