Emigracioni në Shqipëri të rinjë dhe rrjedhja e trurit

Tashmë të rinjtë duan të largohen sa më parë nga vendi i tyre. Ata nuk ndjehen më të përfaqësuar dhe kanë humbur ndjenjën e përkatësisë.

Thuhet që të rinjtë janë e ardhmja e një kombi. Kemi parë plot raste ku të rinjtë kanë punuar fort dhe kanë ndërtuar vendin e tyre, ata kanë sjellë risi dhe kanë përmbysur regjime totalitare. Ky ishte rasti i Shqipërisë së viteve 1990 ku studentët shembën bustin e diktatorit dhe sollën demokracinë në vend. Tashmë të rinjtë duan të largohen sa më parë nga vendi i tyre. Ata nuk ndjehen më të përfaqësuar dhe kanë humbur ndjenjën e përkatësisë.

Shkaqet e emigracionit

Arsyet pse individi kërkon të emigrojë/ të lëre vendin e tij janë të shumta. Duke fiiluar që nga shkaqet ekonimike, sociale, politike, edukative dhe mungesa e përfaqësimit në komunitet. Për shumë arsye të rinjtë janë grupmosha e cila e sheh emigracionin si zgjidhjen me të lehtë dhe më të shpejtë në krahësim me të rriturit. Se pari për shkak të faktorit psikologjik, një i ri është më i vrullshëm të marrë ndryshime drastike sesa një rritur që duhet të mendojë për familjen dhe karrierën. Ndërsa të moshuarit e kanë ende më të vështirë të zhvendosen për shkak të lidhjeve familjare ose gjendjes shëndetësore. Në rrjedhën e historisë emigracionet më të mëdha janë të lidhura kauzat politike,sociale dhe ekonomike. Në të dyja format e tij, i ligjshëm apo i pa ligjshëm, qëllimi është po i njëjtë: një jetë më e mirë.

Shqipëria ka njohur dy valë emigracioni të mëdha. E para përkon me shembjen e diktaturës më 1990, kur qindra mijra persona u vendosën në dyert e ambasadave në Tiranë dhe kërkuan ndihmë nga zyrtatrët e huaj. E kaluara nën diktaturën komuniste ishte aq e ashpër aq sa largimi shihej si një shpëtim. Por, emigracioni i pas viteve 2010 ndryshon në strukturë. Nuk kemi më të bëjmë me emigracion vetëm për çështje politike, por sociale dhe ekonomike.

Papunësia dhe rrjedhja e trurit

Korrupsioni, lufta për pushtet, despotizmi, centralimzi i pushtetit, papunësia, mungesa e jetës sociale bënë që të kërkohej sërish një altërnative për një jetesë më të mirë. Tashmë format e emigracionit janë të ndryshme. Shumë të rinjë shqiptar zgjedhin të arsimohen në universitetet europiane, me qëllim që të favorizohen për të marrë lejen e qëndrimit dhe si rrjedhim të mos kthehen më mbrash. Viti 2019 ka shënuar kuotën më të ulët të rrëgjistrimit të studentëve. Asnjë prej universiteteve nuk ka arritur të plotësojë kuotat e parashikuara për këtë vit akademik 2019/2020. Situata më problematike është në universitetin e Elbasanit ‘Aleksander Xhuvani’ ku disa degë u mbyllën për shkak se nuk kishte rregjitrimve. Degët më të preferuara janë: ekonomiku dhe infermieria, kjo për shkak të tregut të punës jashtë Shqipërisë. Si pasojë e mos rregjistrimit të studentëve të rinj dhe të mbylljes së disa degëve ka rënë numri i pedagogëve part- time që punoësoheshin çdo vitë me kontratë pune një vjeçare.

Sipas një ankete të fonacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj. Të dhënat nga banka botërore tregojnë se gjatë periudhës 2011-2015 – 91,750 persona kanë emigruar. Trend në rritje vitet e fundit në Shqipëri është bërë largimi i bluzave të bardha( mjek dhe infermjerë) shqiptarë për në shtetin Gjerman. Shkak për këto lëvizje janë bërë kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta dhe papunësia. Për shkak të kësaj situate, një nga pavijonet më të rëndësishme të pediatrisë ka mungesë personeli me 30%. Profesorët, inxhinjeriët, teknikët, avokat, arkitekt gjithashtu po largohen të lodhur jostabiliteti politik dhe jeta sociale.

Mungesa e ndjenjës së përfaqësimit dhe cilësia e jetës si faktor deciziv në emigracion

Nevoja për të punuar, kërkuar dhe siguruar vendin në shoqëri e shoqëron njeriun gjatë pjesës më të madhe të jetës. Një nga detyrat e qeverisë është që të ndërhyjë me politika aktive për lehtësimin e këtij proçesi, por jeta politike në vend ështe fokusuar kryesisht në replika mes pozitës dhe opozitës, duke lënë në harresë politikat e punësimit rinor dhe jetën social kulturore.

Shqipëria rrethohet nga vende me problematika të ngjarje politike dhe sociale të ngjajshme. Të jetosh në një rajon të depresionuar, i karakterizuar nga një nivel i ulët i aktivitetit ekonomik dhe papunësi e lartë, është gjithmonë një shtysë për emigracion. Edhe mungesa e besimit tek institucionet e brendshme dhe mungesa e ndjerit të përfaqësuar nga insitucionet e pushtetit lokal dhe qëndor(qeveria)është një tjetër shtysë. Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, shtete ku jetojnë shqiptar-folës, gjithashu po kalojnë probleme social ekonimike. Nuk mund të thuhet se nga vendet kufitare mund të marrin një shembull pozitiv në rriten ekonomike. Mundësit e pakta të punësimit po rëndojmë ndjeshëm psikologjinë e të rinjve.

Në muajn nëntor 2019, Adela Gjoka, një vajzë 23 vjeçare i dha fund jetës në kushtet e një depresioni të rëndë për shkak të varfërisë ekstreme të familjes së saj dhe pamundësisë për të gjetur një vend pune. Elona, 24 vjeçare është një tjetër, ish student, e stresuar nga tregu i punës. Në pamundësi për të filluar një karrierë, ajo deri më tash ka punuar në call center, me rrogë të ulët dhe në kushte jo të mira pune. Ajo u largua nga vendindjen me shpresën se shkollimi në Tiranë do ti ofronte asaj një jetesë më cilësore. Tashmë e vetjma shpresë e saj është emigracioni drejt vendeve të Europës. Keto janë vetëm dy nga qindra raste ku të rinjtë kanë lënë qytetin e orgjinës dhe familjen me idenë se shkollimi në kryeqytet do të ishte fillimi i mbarë i kontributit të tyre, por zhgënimi është aq i madh për ata sa kalon në ankth dhe depresion.

Studime të tjera tregojnë se dhe në rastet kur individi gjendet në marrëdhënie pune, por kushtet e punësimet nuk janë të favorshme, ai kalon në gjendje ankthi, depresioni dhe dëshirë për tu larguar drejt një shteti me politika më sociale.

Paga minimale është në vlerën e 211 euro (2400 Lekë), duke shënuar pagën më të ulët në rajon dhe BE në vlerë absolute. Pas përfundimit të vitit akademik 2015-2019, rreth 60 e mësuesve asistent(teaching assistants) të universitetit Epoka, emigruan drejt vendeve Nordike dhe në Gjermani. Në këtë rast flasim për student ekselent që ishin të punësuar pranë një institucioni edukativ, por që dëshira për një jetë më cilësore bërë që ata të pranojnë dhe një punë tjetër, jashtë fushës së edukimit të tyre, në një vend të huaj.

Në këtë periudhë pandemie ku lëvizja e lirë është e kufizuar, askush nuk mendon për tu larguar, të paktën deri në përmirësim të situatës. Shumë qytetarë të zhgënjyer nga masat e marra nga qeveria ose nga pezullimi i aktivitetit ose biznesit të tyre janë gjithnjë në krahësim të masave të marra nga shtete të tjera duke dal në konkluzion që nëse do të jetonin në një vend tjetër do të kishin më shumë ndihma sociale/ ekonomike nga politikat vendore të vendeve te huaja.

Vëmë re se cilësia e jetës po merr rrolin deciziv në largimin ose jo nga vendi. Kohët e fundit ka filluar të flitet gjithnjë e me shumë për cilësinë e dobët te jetës që zhvillohet në vend. Duke filluar që nga atmosfera festive- në raste festash kjo atmosferë vjen duke u zbehur, fillimisht nga faktori ekonomik e deri të pesimizmin për një të ardhme më të mirë. Qendrat e qyteve, përpos zbukruimeve përkatëse e kanë humbur shpirtin e festive. Ѕhitësit dhe pronarët e biznesve të vendosur në qendrat e qytetit në raste festash, shprehin shqetësim se ka renë fuqia blerëse.

Më pas kemi të bëjmë me humbjen e mungesën e përfaqesimit. Qytetarët nuk ndjehen të përfaqësuar nga shteti i tyre, si pasojë e korrupsionit dhe aferrave të bëra publike mes politikanëve. Mungesa në institucionet shtetërore ,si bashki, preferkturi, ministri, zyrë pune, gjykatë, prokurori etj është bërë aq e dukshme saqë në rastin e termetit e 26 nëntorit 2019, më shumë ndihma në vlerë monetare por edhe në artikuj ushqimor u mblodhën në Fondacionin Firdeus të Elivis Naçi, një imam mjaft popullor sesa në llogarinë bankare të vënë në dispozicion nga kryeministria. Çdo ditë më e shumë qytetarët bëjnë krahësime mes jetesës që bëhët në vend,-duke filluar nga pagesa mujore, kushtet e punës, sa i mbrojur je nga shteti kur punon në sektorin privat, shëndetësia, edukimi, siguria e ushqimit, fundjava dhe pushimet, mes tyre dhe qytetarëve të Bashkimit Europian.

Me rritjen e kërkesave për standarte më të larta jetese emigracioni nuk kryet më vetëm nga papunësia. Pothuajse çdo ditë me qindra persona qëndrojnë përapa derës kryesore të ambasadës gjermane për të kërkuar një formë emigrimi të ligjshëm. Për një vend të vogël si Shqipëria, me 2.8 milion banorë( popullësia që po vjen në tkurrje) ikja e trurit nga vendi është një fatkeqësi. Ndërsa faktori ekonomik zë vendin e parë në shkaqët e emigracionit. Të rinjtë nuk e shikojnë të arsyeshme të kënë paga të ulta me të cilat nuk mund ta përballojnë cilësinë e jetesës që ata dëshirojnë. Cilido që të jetë shkaku- papunësia ose cilësia e munguar e jetës, në thelb emigracioni ka të njejëtin qëllim: kërkimin e një jete më të mirë.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button