fbpx

Buzëkuqi mat t’i than shumë buzët? Ja çfarë duhet të bësh

Ngjyrat mat në buzë janë në modë dhe shumë prej vajzave i kanë të preferuara, por është vërtet e tmerrshme kur e kupton se buzëkuqi është i thatë dhe buzët fillojnë të të plasariten. Dhe kjo ndodh vetëm pas dy orësh pasi e ke aplikuar? Kujt nuk i ka ndodhur?

Por për fat të mirë, janë disa truke shumë të thjeshta që nuk i lënë buzët të thahen nga buzëkuqi. Dhe gjatë gjithë ditës ato do të jenë të hidratuara, shkruan Class.

1. Scrub-i

Heqja e lëkurës së vdekur nuk këshillohet vetëm për fytyrën apo lëkurën e trupit. E njëjta këshillë vlen edhe për lëkurën e buzëve. Scrub-i mund të eliminojë të gjitha qelizat e vdekura duke mos lejuar që me kalimin e kohës, buzët të plasariten. Mënyra më e thjeshtë është një furçë e butë (edhe ajo e dhëmbëve), e cila pastron lëkurën e buzëve para se të vendosësh buzëkuqin.

2. Kremi hidratant

Kjo është po ashtu një mënyrë shumë e thjeshtë për të pasur buzë të buta edhe me buzëkuq mat. Përdorn një hidratues të mirë (Smith Rosebud Salve) në buzë dhe bëje këtë veprim rutinë, çdo ditë, sepse kështu do t’i kesh gjithmonë të buta buzët dhe asnjëherë nuk do të plasariten. Edhe buzëkuqi mat do të arrijë të bëhet shumë i butë.

3. Përdor laps buzësh

Nëse po mendon sa të frikshme ishin pamjet e vetullave në vitet ’90, sepse vizatoheshin me lapsa, në këtë rast ky lloj përdorimi është ide e mirë. Lapsin përdore në të njëjtat nuanca si buzëkuqi – dhe më e rëndësishmja, jo vetëm në konturet anësore. Lapsi do të krijojë një bazë për buzëkuqin dhe do ta bëjë atë të qëndrojë më gjatë dhe më natyral.

4. ‘Puth’ një letër

Pas aplikimit të buzëkuqit, bëj një njollë të shpejtë në ndonjë letër apo facoleta. Kjo do të të shpëtojë nga tharja e buqëve gjatë ditës, por edhe do ta zgjasë më shumë efektin e të kuqit duke e bërë ngjyrën më kompakte.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close