Meksikë, protesta me çadra në bulevard kundër qeverisë

Aktivistët kundër qeverisë në Meksikë kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Andres manuel Lopez Obrador, duke organizuar protesta të ndryshme në kryeqytet, shkruan Euronews Albania.

Sipas raportimeve, protestuesit vijnë nga Fronti Kombëtar kundër AMLO-s, dhe fajësojnë qeverinë për rënien e ekonomisë.

Protestuesit akuzojnë presidentin Obrador se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar pandeminë.

“Ekonomia e Meksikës ka pasur rënien më të madhe që nga Depresioni i Madh. Banka qendrore e Meksikës mund të pësojë tkurrje prej 13% këtë vit, sipas parashikimeve të tyre.

Të dielën e 20 shtatorit Meksika numëronte gati 700 mijë të infektuar dhe 3 mijë të vdekur nga coronavirusi, një nga vendet më të prekura në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button