RMV: Është ndërprerë seanca për votimin e zëvendës ministrave, ja pse

Disa minuta pasi filloi u ndërpre seanca parlamentare për votimin e zëvendës ministrave të Qeverisë së re, kjo për shkak të verifikimit të mandatit të deputetit të ri, i cili hyn në parlament pas dorëheqjes së tanimë ish deputetit, Damjan Mançevski, shkruan Portalb.mk.

Parlamenti i RMV-së disa minuta pasi nisi me seancën parlamentare për votimin e zëvendës ministrave e ndërpreu. Kjo për shkak se presin raport nga Komisioni Zgjedhor I Zgjedhjeve për verifikimin e mandatit të deputetit të ri, që vjen pas dorëheqjes së Damjan Mançevskit.

Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, lajmëroi se në mënyrë plotësuese do ti lajmëroje deputetët për atë se kur do të vazhdoje seanca.

Ndryshe, për votimin e deputetit të ri është e nevojshme që KSHZ-ja të njoftoje Parlamentin që kandidati në këtë listë të cilit duhet të i verifikohet mandate për deputet në pajtueshmëri me nenin 153 e Kodit Zgjedhor, dhe në fund bëhet votimi në seancën plenare.

Sipas rendit të ditës të propozuar, në këtë séance pika e parë do të jetë verifikimi i mandatit të deputetit ndërkaq pika e dytë është ndryshimi i zëvendës ministrave të Qeverisë.

Kush janë propozimet për zëvendës ministra?

Fatmire Isaki do të jetë zëvendës ministër për punë të jashtme ndërsa Ilhan Rahman është propozuar si zëvendës në Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve.

Dimitar Kovaçeski është propozuar si zëvëndës ministër në Ministrinë e Financave, ndërkaq në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski. Zëvendës i Arjanit Hoxhës në Minsitrinë e Bujqësisë është propozuar ish ministri po në këtë ministri, Trajan Dimovski.

Arafat Shabani është propozuar si zëvendës minister në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ndërsa mjeku Ilir Hasani në Ministrinë e Shëndetësisë, Enver Husejni në Ministrinë për punë dhe politikë sociale ndërsa Zoran Dimitrovski në Ministrinë për vetëqeversije lokale dhe Sedat Suljemani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendës minister në Ministrinë e Informatikës dhe Administratës është propozuar Aleksander Bajdevski, në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi ndërsa në Ministrinë për Mjedis Jetësor, Hristina Ocaklieska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button