Urrejtja nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë

Shqiptarët janë etnitet i dytë në RMV, të cilët më shumë se gjysmë milioni në këtë vend, por përsëri ata po ofendohen, sulmohen dhe nënvlerësohen nga pala maqedonase!

Ky numër nuk po mjafton që ata ta kuptojnë se ne jemi shtetformues dhe luajmë rol të rëndësishëm në fatin e RMV-së. A thua ata, kështu dëshirojnë që t’i bashkohen BE-së?

Ne si shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, jemi të vendosur për paqe, bashkëjetesë dhe për ta dërguar vendin në BE, por fatkeqësisht ashtu edhe si herëve tjera ne po sulmohemi, ofendohemi, nënvlerësohemi dhe nuk po gjejmë gjuhë bashkëpunuese.

Para disa ditëve brohoritjet në qendrën e Shkupit dhe rasti fundit me brohoritjet anti-shqiptare në lagjen Gjorçe Petrov, tregojnë se nuk ka atmosferë bashkëpunuese dhe gjuhë tolerance nga ana e maqedonaseve.

Ndërkohë këtë shfrenim nacionalist me mjeshtri të madhe po e shfrytëzojnë edhe disa parti politike maqedonase, duke tentuar që ta destabilizojnë vendin dhe për të fituar vota më shumë në konton e tyre të partisë. Pra përmes tifo grupeve, partitë politike po bëjnë spine politike dhe po shfrytëzojnë sportin si ventil të nacionalizmit, me shpresë që t’ju sjell përfitime të ngushta personale.

Tek maqedonasit ende po mbizotëron urrejtja dhe dëshira për t’i parë shqiptaret të vdekur, por ata harrojnë faktin se aktualisht ne paraqesim një shumicë të konsiderueshme që siguron zhvillim ekonomik, stabilitet politik dhe progres të këtij vendi me çka garantohet edhe e ardhmja europiane e këtij shteti. Faktorizim i shqiptarëve, në shoqëri është ende i pa pranueshëm për një pjesë të madhe të tyre. Në asnjë mënyrë ata nuk po munden t’i pranojnë sukseset politike të shqiptarëve dhe marrjen e pozitave të larta.

Fatmirësisht kohëve të fundit nuk mund në asnjë mënyrë të hasësh sharje mbi baza etnike apo fetare nga na e shqiptarëve drejtuar maqedonaseve. Kjo tregon dhe faktin se ne kemi vendosur përfundimisht për të ardhme europiane dhe se i kemi përqafuar vlerat perëndimore.

Nuk pash ende ndonjë gjuhë të urrejtjes nga ana e shqiptarëve ndaj maqedonaseve, po sikur të kishte ndodhur kjo atëherë do të kishte reagime të menjëhershme prej autoriteteve shtetërore ndaj nesh dhe si gjithmonë duke sjell vendime të pa drejta për ne dhe duke mbizotëruar drejtësia selektive.

Ne duam demokraci , të jemi të lirë dhe të barabartë si të gjithë. Të gjithë së bashku ti japim fund dhe ta ngrejmë zërin për të jetuar të qetë si shqiptarë dhe jo të një pas njëshme të jenë urrejtjet etnike. Duhet të mësohen maqedonasit të jetojnë në një shtet multietnik duke pasur paqe dhe stabilitet të përhershëm me shqiptarët!

Shqiptarët besojnë në të ardhmen evropiane të këtij shtetit, me të cilin ne fuqishëm bëjmë garantimin e paqes dhe sigurisë, duke e pasur një rol të rëndësishëm në të ardhmen e RMV-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button