Është arrestuar personi që sulmoi mjekun në klinikën për Toksikologji dje

Mjeku kishte disa hematoma dhe gërvishtje, por është në gjendje të mirë. Pas ndihmës nga urgjenca, ai është lëshuar për kurim shtëpiak, transmeton Portalb.mk.

Incidenti, siç thotë drejtori i Klinikës për Toksikologji, ka ndodhur kur një prind ka sjellur një fëmijë për kontroll, ndërkaq mjeku i ka thënë se ata nuk punojnë me fëmijë më të vogël se 14 vjet dhe se ata duhet të shkojnë në Pediatri.

Megjithatë, sipas informacioneve me të cilat posedon drejtori, prindi nuk ka dashur ta lëshoje spitalin e Toksikologjisë për shkak se ka menduar që mjeku me qëllim nuk dëshiron të kontrolloje pacientin, dhe për këtë arsye ka ardhur deri te sulmi fizik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button