RMV: Pas një muaj e gjysmë, ka filluar të rritet kurba e personave pozitiv me Kovid-19

Përqindja e personave të testuar pozitiv me virusin korona përsëri është dyshifror pas një pauze prej një muaj e gjysmë. Në ditët e kaluara, nga gjithsej 1.368 testime, pozitiv kanë rezultuar 13 përqind (140) edhe atë për tre here gjatë katër ditëve të kaluara, përqindja e personave pozitiv ka qenë mbi 10 përqind, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Herën e fundit përqindja ishte mbi 13% më datë 10 gusht (14,3%) dhe nga atëherë, në qoftë se merret mesatarja për tre ditë që të tejkalohen anomalitë eventuale, asnjëherë nuk ka qenë mbi 10%, deri para dy ditësh. Për të u përmirësuar situata epidemiologjike, është e nevojshme përqindja të jete ndër 5%.

Me rritjen e numrit të të infektuarve ditëve të fundit, momentalisht numri i personave aktiv me virusin korona është 2.179, shumica prej tyre në Shkup- 598, ndërkaq numër treshifror ka edhe Kumanova – 211, Tetova – 170, Prilepi 138, Gostivari – 113 dhe Strumnica – 108. Në Shkup, rastet aktive më shumë janë në Aerodrom – 89, dhe më pas Qendër – 81, Gazi Baba – 74, Karposh – 74, Çairi – 62, Kisela Voda – 57. Gjithsej në spitale të hospitalizuar janë 332 pacientë, dhe më shumë në klinikën Infektive në Shkup – 75.

Ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe gjatë vikendit tha se po bëhen analiza për rritjen e rasteve pozitive me virusin korona dhe ajo analizë pritet të jetë gati gjatë fillimit të javës dhe pas kësaj do të vendoset se a ka nevoje të ndërmerret diçka eventualisht apo jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button