Deri më 30 shtator afati i aplikimit për bursa për fëmijët me nevoja të veçanta

Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas Hapi” do të ndajë bursa për nxënësit me nevoja të veçanta për bitin shkollor 2020/21, transmeton Portalb.mk. Afati për aplikim për bursa do të jetë deri më 30 shtator në ora 16:00.

“Si pjesë e këtij projekti do të ndahen bursa për nxënësit me aftësi të kufizuara të cilët në vitin shkollor 2020/2021 do të regjistrohen në klasën e parë ose do të vazhdojnë shkollimin e tyre në klasën e dytë. Qëllimi i këtyre bursave është të mbështesin familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara në tejkalimin e kostove që lidhen me arsimimin e tyre”, raportojnë nga “Hap pas Hapi”.

Në njoftim raportohet se bursa do t’i ndahen 300 nxënësve, me një bursë mujore prej 50 eurove përgjatë gjithë vitit shkollor. Mjetet do t’i jepen prindërit/tutorit.

“Mbajtja e bursës në vitin e ardhshëm shkollor varet nga rregullsia e nxënësit në shkollë dhe transferimi i suksesshëm në klasën tjetër, kështu që marrëveshjet për bursa do të vazhdohen edhe për vitin e ardhshëm shkollor”, sqarojnë nga “Hap pas Hapi”.

Detaje në lidhje me konkursin dhe mënyrën e aplikimit mund të merren KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button