SHBA vendosi rekord me mbi 1 milion teste koronavirusi në ditë

Shtetet e Bashkuara vendosën një rekord me mbi 1 milion teste diagnostikuese të koronavirusit të kryera në ditë, por sipas ekspertëve të ndryshëm, vendit i duhen 6 milionë deri në 10 milionë testime në ditë për të vendosur nën kontroll shpërthimet, transmeton VOA.

Sipas të dhënave nga “Projekti Ndjekja COVID”, një përpjekje vullnetare për të ndjekur shpërthimin, Shtetet e Bashkuara kryen 1,061,411 teste të shtunën.

Rekordi vjen pasi testimi ranë për disa javë.

Shtetet e Bashkuara testuan mesatarisht 650,000 njerëz në ditë në javën që u mbyll më 13 shtator, më pak se pika kulmore prej 800 mijë njerëz në ditë në fund të korrikut.

Që nga fillimi i pandemisë, mungesat e testimit kanë penguar përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit.

Në një moment gjatë verës, banorët e Hjustonit u rreshtuan në vetura dhe pritën me orë të tëra për teste, madje edhe duke fjetur në makinat e tyre gjatë natës. Majami pa një situatë të ngjashme.

Pasi të testohen, njerëzit mund të duhet të presin deri në dy javë për të mësuar nëse kanë virusin, i cili ka u ka marrë jetën gati 200 mijë amerikanëve dhe ka infektuar më shumë se 6.7 milionë njerëz. Vonesa të tilla mposhtin qëllimin e përpjekjes për të parandaluar infeksionet e mëtejshme.

Në mars, Presidenti Donald Trump tha, “kushdo që dëshiron një test, mund ta bëjë”. Ky synim ende nuk është arritur.

Në zemër të problemit është mbështetja e laboratorëve tek pajisje të automatizuara të testimit që i detyron ata të përdorin mjeteve kimike në pronësisë të një grupi të vogël prodhuesish.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë autorizimin e përdorimit emergjent në disa teste të pështymës, të cilat nuk kërkojnë shtupë dhe përdorin kimikate të gatshme.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë autorizuar testimin në grup, një metodë që teston mostra nga disa njerëz në të njëjtën kohë dhe që mund të zgjerojë kapacitetin e testimit.

Sidoqoftë, testimi në grup është vetëm më efikas në zonat me shpërthime të kufizuara. Sipas një analize të agjencisë Reuters në mes të shtatorit, 27 nga 50 shtete kishin mbi 5%, testime me rezultat pozitiv, përfshirë Dakotën e Jugut me 17% raste pozitive.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i konsideron shqetësuese nivelet e pozitivitetit mbi 5% të testimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button