Në linjën ajrore Kosovë-Serbi do të udhëtohet me pasaporta të Kosovës

Përkundër krijimit të mini-Shengenit për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave, me linjën ajrore Kosovë-Serbi, qytetarët kosovarë do të fluturojnë vetëm me pasaportë të Kosovës në Beograd, transmeton EN.

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi ka thënë për KosovaPress, se janë intensifikuar bisedimet me njërën prej kompanive ajrore më serioze “Lufthansa”, ku edhe është arritur drafti i parë për marrëveshje.

Ministri. duke e quajtur këtë marrëveshje strategjike, thotë se në kudër të zotimeve që janë arritur në Shtëpinë e Bardhë për krijimin e një zone të lirë për lëvizjen e njerëzve, gjithsesi prej secilit aeroport duke përfshirë edhe atë nga Beogradi, në të ardhmen udhëtohet me pasaporta të Kosovës.

“Do të ketë edhe disa linja specifike me inertes nacional dhe kjo është në kuadër të kësaj marrëveshjeje, sepse një kompani e “Lufthansës” ka shprehur interesim që të menaxhojë këtë linjë. Prandaj, jemi duke punuar me një marrëveshje më gjithëpërfshirëse me këtë kompani, pastaj të shohim.

Gjithsesi me pasaportë. Ka iniciativë që të udhëtohet nëpër regjion vetëm me letërnjoftime ose të hiqen edhe të gjitha barrierat dhe pengesat që ekzistojnë nëpër cilindo kufij, sepse ne kemi barrierat që pengojnë lëvizjen e lirë, sidomos me Serbinë.

Prandaj, në kuadër të marrëveshjes dhe zotimeve që janë arritur në Uashington, kemi edhe zotimin për krijimin e një zone të lirë për lëvizjen e njerëzve, por gjithsesi prej secilit aeroport duke përfshirë edhe nga Beogradi në të ardhmen udhëtohet me pasaporta të Kosovës, që do të thotë se do ta njohin shtetin e Kosovës”, thotë Abrashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button