Në Aeroportin e Shkupit u gjet trupi i pajetë i 67 vjeçarit

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se dje në mesditë është gjetur një trup i pajetë në afërsi të tualetit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Më 19.09.2020 në ora 15:00 në SPB Shkup, është raportuar se rreth orës 14:40, në afërsi të tualetit të kalimit kufitar Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, nga sigurimi është gjetur i vdekur 67 vjeçari A.H.”, raportojnë nga MPB-ja.

Policia sqaroi se viktima është nga Suedia, ndërsa mjekët kane konstatuar se tek viktima nuk ka pasur shenja dhune.

“Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion”, raportojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button